E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet një 27-vjeçar, qëlloi me armë në ajër

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policë ndërsa ka qëlluar me armë në ajër duke terrorizuar banorët e zonës ku janë regjistruar të shtënat. Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se është arrestuar shtetasi Suel Fatkoja me banim në lagjen Sul Paprri të qytetit të Elbasanit.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga policia për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Arrestimi i tij është bërë pasi në vendin e quajtur Ura e Zaranikës në lagjen Dyli Haxhire Myzyri ka qëlluar disa herë në arjër me armë zjarri. Menjëherë shërbimet e komisariatit të Policisë Elbasan bënë të mundur kapjen e këtij shtetasi.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua një armë zjarri automatike model 56, mjeti i tij tip Alfa Romeo me targa të huaja dhe një krehër fishekë. Ndaj tij është ngritur akuza prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, prishje e qetësisë publike, kanosje dhe armëmbatje pa leje. Mësohet se i riu ka qenë i dehur në momentin e arrestimit. / B. Nergjoni

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›