E Diel, 1 Nëntor 2026

Vriten katër persona në Viti, tre janë shtetas maqedonas

Tre prej të vrarëve janë shqiptar nga Maqedonia. Policia e Kosovës bëri të ditur se nga ngjarja kanë humbur jetën Qenan Ademi (1981) nga fshati Nikushtak dhe Qazim Bakija (1986) nga fshati Nikushtak si dhe Qemal Agushi (1983) nga fshati Sllupçan.

Nga ana tjetër, në mesin e viktimave bëhet i ditur edhe emri i shtetasit të Kosovës, Bardhyl Fetahu. Sipas Policisë së Kosovës, ata u vranë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nga persona të panjohur në një pritë të organizuar në aksin rrugor Viti-Kllokot, njofton agjencia INA në Maqedoni.

“Ne orët e mëngjesit ka pasur gjuajtje në rajonin e Gjilanit nga një makinë , ku kanë humbur jetën katër persona. Janë dy nga Kosova dhe dy nga Maqedonia. Tani par tani është informacioni i vetëm dhe për identitetin e tyre ende nuk ka asgjë”, ka theksuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, duke nënvizuar se rasti po shqyrtohet akoma nga organet kompetente.

Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska ka vërtetuar vrasjen e tre shtetasve të Maqedonisë në Kosovë, por duke mos dhënë detaje për vrasjen. “Gjatë ditës presim më shumë detaje për këtë incident dhe se jemi në kontakt me autoritetet kosovare dhe gjatë ditës do të njiheni se çfarë ka ndodhur”, ka theksuar Jankullovska.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›