E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitrovicë, tensionohet situata në dy javët e fundit

Ndërkohë, u përgëzuan strukturat e rendit për menaxhimin e mirë të situatës së krijuar duke mos lejuar përshkallëzimin e saj. Kryetari i komunës, Avni Kastrati, përgëzoi popullatën për maturinë, përkundër provokimeve dhe incidenteve që kanë ndodhur në Kodrën e Minatorëve ku janë lënduar pesë të rinj shqiptarë.

Gjithashtu, ai vlerësoi punën e mirë të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, për masat që kanë marrë për menaxhimin e situatës së krijuar. Ndërsa, nënkryetari i komunës, Riza Haziri, tha se është me rëndësi që incidentet, si ai në Kodrën e Minatorëve, ku janë lënduar pesë të rinj shqiptarë, si ai në zonën e "Tre rrokaqiejve" ku janë lënduar tre të rinj serbë, janë dënuar nga të gjithë, pavarësisht se më parë nuk ka qenë praktikë.

Në këtë kontekst, ai përmendi përfaqësuesin e serbëve të Kodrës së Minatorëve, i cili publikisht e ka dënuar sulmin ndaj të rinjve shqiptarë që ka ndodhur në atë mjedis. Gjithashtu, u përmend edhe sulmi ndaj minibusit që transporton banorët e fshatrave shqiptare të Leposaviqit. Brenda pak ditësh kanë ndodhur dy sulme ndaj këtij minibusi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›