E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti: Sovraniteti nënkupton edhe të drejtën për bashkim

Pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Kurti e arsyeton me domosdoshmërinë që gjatë dy viteve të ardhshme pavarësisë t’i shtohet sovraniteti. Në një intervitsë për “Radio Evropa e Lirë”, ai shprehu bindjen se nuk do të ketë pengesa të cilat do të jenë vendimtare dhe do t’u pamundësojnë pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.

Sipas Kurtit, sovraniteti nënkupton të drejtën e Kosovës për kontrollin e resurseve natyrore dhe të kapaciteteve ekonomike, nënkupton të drejtën e Kosovës për t’u bashkuar me Shqipërinë, nënkupton të drejtën e Kosovës për ushtri, nënkupton mospasjen e strukturave paralele të Serbisë, si dhe integritetin territorial.

Sipas tij, qytetarët kanë nevojë për një tjetër lloj shteti të Kosovës, për shtet të Kosovës që është në shërbim të qytetarëve.

Albin Kurti sqaroi se janë duke bërë ristrukturimin e “Vetëvendosjes”, dhe kanë përpiluar statutin e tyre, ndërsa njoftoi se po përgatiten për hartime të detajuara të programeve për politika, dhe pas disa muajsh do të zhvillojnë zgjedhjet e brendshme.

Duke folur për veriun e vendit dhe duke theksuar masat që duhen ndërmarrë, Kurti tha se është problem i trefishtë: politik, i sigurisë dhe ekonomik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›