Vriten me armë zjarri 2 persona, në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushën e Kuqe të Kurbinit, ku dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri për arsye që ende nuk dihen, transmeton shekulli.
Policia konfirmon se shtetasit, Dede dhe Luigj Vuka janë dy viktimat, ndërsa autori ende nuk është identifikuar pasi është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit./Indeksonline/