E Diel, 1 Nëntor 2026

Vriten me bombë 3 ushtarë dhe dy civilë të NATO-s në Afganistan

Tre ushtarë të huaj dhe dy punonjës civilë të koalicionit ndërkombëtar janë vrarë nga një sulm me bombë në Afganistan.NATO-ja ka bërë të ditur se viktimat kanë pësuar nga një mjet i improvizuar shpërthyes në jug të provincës Zabul.

Ajo nuk ka bërë ende publik nacionalitetin e të vrarëve, transmeton REL.

NATO-ja është në proces të dorëzimit të operacioneve të sigurisë te forcat afgane.

Disa zona tashmë kanë kaluar nën kontrollin e trupave lokale, ndërsa tërheqja e plotë e trupave të huaja luftarake pritet të ndodhë në fund të vitit 2014./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›