Vriten specie te rralla kafshesh e shpendesh ne Durres
25/10/2010Shoqata liste per prene e lejuar
DURRES- Nisja e sezonit te gjuetise ka pasuar me nje sere problemesh qe kane te bejne me rritjen gjithnje e me shume te shqetesimit te vrasjes se kafsheve e shpendeve te rralle ne qarkun e Durresit. Shqetesimi eshte ngritur njeheresh si nga Drejtoria e Sherbimit Pyjor edhe shoqata e gjuetareve te cilet kane organizuar ne korrik nje tryeze pikerisht per te parandaluar gjuetine e paligjshme. Gjuetia eshte celur me 1 tetor dhe mbyllet me 15 shkurt te vitit te ardhshem nderkohe qe ne keto 2-3 javet e para te sezonit ka pasur te dhena per vrasje pa kriter te kafsheve. Sipas drejtorit te sherbimit pyjor ne Durres Enver Masha ne qarkun e Durresit ndodhen 8 zona gjuetie. Nga e gjithe siperfaqja qe ka qarku me pyje e shkurre vetem dy prej tyre jane caktuar si te mundshme per gjuetine sportive. Siperfaqja e te dy ketyre parcelave eshte jo me shume se 8 mije ha dhe shtrihet ne zonen kodrinore e malore te Ishmit e te Krujes. Per te shmangur zhdukjen e disa kafsheve shoqata ka vene ne dijeni gjuetaret e licencuar per listen e gjitareve kafsheve dhe shpendeve qe lejohet te vriten ne kete periudhe. Zhdukja e shume llojeve shpendesh dhe kafshesh te egra eshte tashme kryefjale ne tryeza e takime por Masha ka thene se lypset me shume vemendje dhe ndeshkim ndaj keqberesve. Shoqata e gjuetareve po bashkepunon me policine pyjore per shtimin nga ana e saj te kontrollit ndaj gjuetise abuzive dhe ajo ka marre persiper qe ta vendose situaten nen kontroll te plote. Por edhe brenda anetaresise ka probleme pasi nga 5000 gjuetare qe ka qarku i Durresit rreth 4700 prej tyre nuk kane paguar detyrimet dhe kjo e veshtireson edhe me tej harmonizimin e kontrollit. Shtimi i gjuetise pa leje me arme ilegale sipas Mashes ndodh ne cdo sezon duke mos perjashtuar edhe kohen e shumimit ndersa ai ka sinjalizuar se do te kete sanksione te forta. 4 lloje gjitaresh jane zhdukur plotesisht ndersa 17 lloje shpendesh nuk bejne me fole ne rezervate pyje e shkurre si dy apo tridhjetevjecare te kaluar. Shqiponjat e detit karabullaku i vogel i cili eshte zhdukur plotesisht nga ligatinat ariu i murrme derri i eger lepuri i eger pelikani dalmat gjeli i eger kaprolli lopa e eger si dhe gjallesat e detit si karkaleci i detit korali i kuq por edhe lloje te ndryshme peshqish molusqesh amfibesh dhe reptilesh kane mbetur vetem ne kujtesen e gjuetareve. Sherbimi pyjor tani ka drejtuar syte te policia e rendit ndersa kjo e fundit e ka te pamundur te ndaloje fenomenin e gjuetise se paligjshme nese pushteti lokal dhe vete shoqata do te vazhdojne te heshtin. Xh. Gradica