E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB, negociata për traktatin e armëve

Në Kombet e Bashkuara në Nju Jork zhvillohen negociata, që synojnë përpilimin e traktatit të parë të detyrueshëm, i cili rregullon tregun botëror të armëve.

Negociatat që fillojnë sot planifikohet të zgjasin deri më 27 korrik.

Raportet thonë se ka pikëpamje të ndryshme mes vendeve, në lidhje me atë se sa i vështirë duhet të jetë traktati në rregullimin e tregut, që kap vlerën e më shumë se 60 miliardë dollarësh në vit.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera duan ta përjashtojnë municionin nga traktati, ndërsa Kina nuk dëshiron që traktati të mbulojë armët e vogla.

Ekziston edhe një debat në lidhje me atë, nëse mbrojtja e të drejtave të njeriut nga vendet e ndryshme të përfshihet si kriter për lejimin ose jo të qeverive për eksportim armësh.

Shtetet e Bashkuara janë eksportuesi më i madh në botë i armëve, e më pas vijnë Britania, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›