Enrike Nieto Pena, presidenti i ri i Meksikës

Enrike Nieto Pena, kandidati i Partisë Revolucionare Institucionale (PRI) ka fituar zgjedhjet presidenciale në Meksikë, me rreth 38 për qind të votave.
Fitorja i hap rrugën PRI-së së Meksikës, e cila gëzonte qëndrimin në pushtet për shtatë dekada në sistemin njëpartiak, që të kthehet përsëri në pushtet pas 12 vjetësh në opozitë.
Ish-prefekti i Meksiko Citit, Andres Manuel Lopez Obrador ka fituar 31 për qind të votave, ndërsa Jozefina Vaskez Mota, e partisë qeverisëse aktuale Kpartisë Kombëtar për Veprim (PAN) ka marrë 25 për qind.
Fushata ishte e dominuar nga shqetësimet rreth varfërisë dhe luftës së përgjakshme ndaj drogës.
Presidenti në largim Felipe Kalderon ka humbur mbështetjen e popullit për shkak të dhunës në luftën ndaj drogës, që la të vrarë mbi 50 mijë persona që nga viti 2006.
Rreth 47 për qind nga 110 milionë banorët e Meksikës janë të varfër.