Vritet 29-vjeçari shqiptar në Spanjë, i dënur më parë për drogë dhe grabitje (EMRI)
Një ngjarje e rëndë është shënua në Spanjë, ku është ekzekutuar një shqiptar.
Bëhet me dije se është vrarë me armë zjarri shqiptari Endrit Sinaj 29 vjeç në Trueta në Girona. I riu shqiptar është qëlluar me armë zjarri në bark dhe ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital.
Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptari kishte një të kaluar kriminale dhe se kishte dalë nga burgu vetëm disa ditë më parë, pasi ishte arrestuar së bashku me një shqiptar tjetër në kuadër të një operacioni të trafikut të marijuanës me qendër Marbella.
Nuk dihet ende shkaktu që ka çuar në këtë krim dhe kush janë autorët. Policia nga kamerat ka zbuluar që perosni që e ka dërguar 29-vjeçarin në spital, është një shqiptar i cili nuk ka lidhje me ngjarjen.
Sinaj nga Vlora ka qenë i dënuar edhe në Shqipëri. Në 2020 sëbashku me 5 persona të tjerë të armatosur kanë tentuar të grabisin një banesë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
