Vritet 44-vjecari dyshohet gjakmarrja

KUKS/ Kanan Veseli i sapodale nga burgu ka ekzekutuar me arme zjarri Selman Matmujen ne lokalin e tij
Djali i xhaxhait i ish-kryetarit te komunes pretendoi se viktima e kishte rrahur para nje vit e gjysme
KUKS - Vritet me arme zjarri pistolete ne lokalin e tij ne qender te qytetit te Kukesit Selman Matmuja 44 vjec ndersa autor eshte djali i xhaxhait i ish-kryetarit te komunes Terthore te vrare dy muaj me pare Remzi Veselit. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1300 te se henes ne lokalin prone e Matmujes.
Ky i fundit u qellua me arme nga Kanan Veseli 25 vjec. 44-vjecari ka nderruar jete sapo ka mberritur ne spitalin e Kukesit nderkohe qe autori i vrasjes eshte arrestuar pak momente pas kryerjes se krimit jo shume larg vendit te ngjarjes.
Autori eshte djali i xhaxhait te ish-kryetarit te komunes Terthore Remzi Veseli i ekzekutuar ne hyrje te shtepise se tij nga persona ende te paidentifikuar mbremjen e 25 tetorit te vitit qe sapo lame pas. 25-vjecari deklaroi se vrasja u krye pasi ai ishte rrahur nga viktima rreth nje vit me pare gjithsesi nuk perjashtohet as gjakmarrja si piste.
Ngjarja
Rreth ores 13 00 Kanan Veseli qe kishte vetem dy dite qe ishte liruar nga burgu ku ka qene i denuar per kanosje me arme armembajtje pa leje dhe prishje te rendit e qetesise publike ka hyre i armatosur me nje pistolete te tipit TT ne lokalin e Selman Matmujes.
Deshmitare nga vendi i ngjarjes kane bere te ditur se autori i krimit sapo ka hyre ne lokal ka kercenuar klientet Po levizet do tju vras te gjitheveDilni perjashta etj. Sapo ka perfunduar keto fjale ai ka drejtuar pistoleten ne drejtim te pronarit te lokalit Selman Matmuja i cili ka qene afer banakut.
Mesohet se autori ka shkrepur 6 plumba ne drejtim te tij ku te gjithe kane depertuar ne pjese te ndryshme te trupit duke i shkaktuar plage te renda. Menjehere i plagosuri eshte transportuar per ne spitalin e Kukesit por ka vdekur sapo ka mberritur ne spital pasi plaget kane qene vdekjeprurese. Vete Veseli eshte larguar nga vendi i ngjarjes me pistolete ne dore.
Vendi ku ka ndodhur vrasja eshte vetem 100 metra larg Drejtorise se Policise se Qarkut keshtu qe forcat e policise jane vene menjehere ne ndjekje te autorit te vrasjes i cili nuk ka mundur te largohet me shume se 600-700 metra nga vendi i kryerjes se krimit.
Grupet e gatshme te policise kane rrethuar autorin tek ish-Agjencia e Udhetareve te Bicajve ku kane kryer arrestimin e tij megjithese ai eshte munduar te kundershtoje. Policia ka bllokuar si prove materiale edhe armen tip pistolete me te cilin u krye vrasja.
Policia
Specialiste te Sektorit te Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Kukesit kane marre ne pyetje te arrestuarin lidhur me motivet e kesaj vrasjeje. Per momentin nuk kemi ndonje motiv te qarte lidhur me vrasjen pasi ndaj autorit sapo kane filluar hetimet.
Nga pyetjet qe i kemi bere lidhur me motivin qe e ka shtyre te kryeje vrasjen ai thote deri tani sikur viktima e paska rrahur ate para nje viti e gjysme- deklaroi drejtori i Policise se Qarkut te Kukesit Sadri Ramcaj pas ngjarjes.
Lidhur me pisten e gjakmarrjes ai tha se viktima nuk ka qene ne listat e te dyshuarve deshmitareve apo te pyeturve per vrasjen e Remzi Veselit dhe njihej si person korrekt qe nuk kishte pasur ndonjehere probleme me policine.
Gjithsesi vrasja e Selman Matmujes ka tronditur opinionin ne qytetin e Kukesit dhe ne komunen Terthore. Babai i tre femijeve ishte nga fshati Pobreg i komunes Terthore por me banim ne qytetin e Kukesit.
Ne afersi te shtepise ku ai banonte kishte hapur edhe nje lokal ku sherbente vete nderkohe qe ne diten e pare te javes se ketij fillimviti gjeti vdekjen. Nderkohe rreth dy muaj me pare ka gjetur vdekjen pasi eshte vrare ne deren e shtepise se tij ne qytetin e Kukesit nga persona ende te paidentifikuar Remzi Veseli ish-kryetar i komunes Terthore nga fshati Morin i kesaj komune. Fakti qe edhe Matmuja si dhe Remzi Veseli u vra prane shtepise ka bere qe te dyshohet se keto vrasje kane lidhje njera me tjetren.