Bashkia fare nuk beme ne 2010-en

Foto Gjimnazi Qemal Stafa rikonstruksioni i te cilit ishte parashikuar ne projektbuxhetin e Bashkise per vitin 2010
Mosmiratimi i buxhetit te vitit 2010 anulon nje sere punesh publike. Mes tyre rikonstruksione shkollash e rruge
Projektet e mbetura pezull pritet te perfshihen ne projektbuxhetin e Bashkise per vitin 2011
Deri ne diten e fundit te vitit 2010 u shpresua shume per nje mbledhje te keshillit Bashkiak te kryeqytetit ne menyre qe fondet e ketij institucioni te mos digjeshin. Por per fat te keq kjo mbledhje nuk u realizua dhe pak gjasa ka te realizohet edhe kete jave te pare te muajit janar 2011.
Konfliktet mes keshilltareve te grupit te PD-se dhe atij te PS-se kane mbajtur peng pergjate gjithe vitit Buxhetin e 2010-es per kryeqytetin duke penguar realizimin e shume puneve publike te parashikuara per vitin qe lame pas.
Drejtoresha e planifikimit strategjik ne Bashkine e Tiranes Vasilika Vjero thote se projektet qe nuk kane nisur te realizohen i perkasin disa fushave arsimit urbanistikes strehimit si dhe kultures dhe turizmit. Sipas saj mosmiratimi i buxhetit te 2010-es ka lene pezull nisjen e punes per rikualifikimin e parkut te madh te liqenit.
Po keshtu projektbuxheti i vitit te kaluar permban nje sere projektesh per rikonstruktimin e shkollave ne kryeqytet.
Lista e projekteve te anuluara te vitit 2010 perfshin pajisjen me sistem ngrohje freskimi ventilimi dhe rikuperimi te ajrit dhe impianti elektrik ne shkollen 9-vjecare Dora D Istria rikonstruksionin e gjimnazit Qemal Stafa ku parashikohej rikonstruksion i plote shnderrim i palestres ne klasa dhe ndertim i nje palestre te re Rikonstruksion i shkolles 9-vjecare Siri Kodra rikonstruksion heqje dhe vendosje te dritareve te reja Pajisjen me sistem ngrohje impiant elektrik dhe furnizimi me gaz te Kopshti nr. 35 si dhe rikonstruksioni i Kopshtit nr. 1. keto projekte ishin parashikuara nga bashkia per tu mbyllur gjate vitit 2010 por per shkak te mungeses se buxhetit nuk u realizuan.
Kesaj liste i shtohet edhe nje shqetesim i ngritur pak kohe me pare ne gazeten Shekulli mbi problemet e adresarit te ri si dhe mungesen e tabelave me emrat e rrugeve. Sipas drejtoreshes Vjero peng i buxhetit te 2010-es ka mbetur edhe faza e dyte e projektit per emertimin e rrugeve shesheve numerimin e objekteve si dhe faza e dyte e projektit per transportin multimodal korsite e dedikuara. Te njejtin fat kane pasur edhe projektet per ndertimin e cerdhes nr. 15 ne kryeqytet si dhe projekti per sistemin e ngrohjes dhe impiantin elektrik ne cerdhen nr. 50.
fare do te ndodhe...
Sipas rregullores se Bashkise Projektbuxheti i vitit 2010 duhet te ishte miratuar kohe me pare ndersa duhej te ishte ne diskutim gjate diteve te fundvitit 2010 projektbuxheti per vitin 2011. Por gjera te tilla ndodhin vetem ne leter.
Aktualisht konfliktet ne Keshillin Bashkiak te Tiranes kane djegur nje here e mire fondet e parashikuara per bashkine me te madhe te vendit per vitin 2010 cka do te thote se projektbuxheti per vitin qe sapo nisi do te permbaje ne nje pjese te mire te tij projektet e paperfunduara apo te panisura qe perfshinte pr.buxheti i vitit te kaluar.
E thene ndryshe ne rast se keshilli Bashkiak do te vendose te mblidhet per te miratuar buxhetin e 2011-es per qytetaret e Tiranes nuk do te kete shume investime te reja. Listes se projekteve per 2011-en do tu bashkengjiten edhe ato te vitit te kaluar.