Vritet 55 vjeçari në Tiranë, policia: Dyshohet me precedentë penalë
TIRANÃ- Personi i vrarë në Tiranë tek vendi i quajtur ish-Uzina "Enver" ka qenë me precedentë penalë. Së paku kjo thuhet nga të dhënat paraprake të hetimit të policisë.
Ngjarja u raportua mëngjesin e sotëm dhe sipas policisë viktima është identifikuar si shtetasi Halit Dedja i moshës rreth 55 vjeç.
Ai është ekzekutuar në hyrje të një pallati dhe është gjetur nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar policinë.