PS: Njerëzit duan drejtësi, përmbytja jo një fatkeqësi natyrore
TIRANÃ- Debate dhe replika ne Kuvend per permbytjet ne Shkoder mes opozites dhe mazhorances. Deputetet e opozitës kanë fajësuar sot qeverinë për situatën dramatike në Shkodër dhe zonat e përmbytura, nderkohe numri dy i qeverise, Ilir Meta ka deklaruar se menaxhimi i situates ka qene nje sukses dhe nuk ka pasur asnje viktime.
Duke folur në pjesën e diskutimeve të lira, jashtë rendit të ditës në seanën e sotme në Kuvend, deputeti Ilir Beqja ka theksuar se banorët në Shkodër janë lënë në mëshirë të fatit, nga qeveria që pasi u vodhi votat i përmbyti për të 5 herë.
"Qeveria i ka zhytur në zi ata që dje u vodhi votën. Sot banorët nuk kanë më dyshimi se krimi është Saliu dhe Jozefina"- tha Beqja, duke falënderuar gjithë ata mijëra njerëz që janë bashkuar dhe solidarizuar me njerëzit që sot janë në nevojë në zonat e përmbytura.
"Banorët e përmbytur kanë shumë nevoja emergjente, por kanë nevojë për drejtësi, duan të dinë pse po ndodh gjithë kjo, kush janë shkaktarët si do ndëshkohen. Sepse përmbytja nuk është fatkeqësi natyrore, por e keqqeverisjes, që një qeveria që ka braktisur vendin"- tha ai.
Meta ne fjalen e tij nga foltorja e Kuvendit ka fajesuar liderin e PS-se, Rama, duke e akzuuar se ai nuk eshte interesuar si duhej per nje situate te tille si ajo ne Shkoder. Sipas tij, nese situata nuk do te menaxhohej si duhet edhe Shqiperia do te kishte humbje ne njerez si ndodhi ne disa vende, si Poloni apo Bosnje.
Ai pergenjeshtroi akuzat se per pembytjet e ka fajin menaxhimi i kaskades, duke theksuar se ai ka qene profesional dhe per gjithe sa ndodhi nuk e ka fajin shit-blerja e energjise elektrike nga KESH.