E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre të plagosur nga një shpërthim në Tiranë, dyshohet për granatë

Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndoodhur mesditën e sotme në zonën e Kombinatit” në kryeqytet.

Një lëndë plasëse ka shpërthyer pranë shkollës Myslim Keta” e për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake një 13-vjeçar, A.Xhepa ka marrë plagë në sy, sakaq dy të plagosur janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj teksa dyshohet se lënda plasëse mund të ketë qënë një granatë.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›