E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia në tension; ekstremistët djegin xhaminë

Athinë-Tensioni dhe dhuna në Athinë, duket se nuk ka të mbaruar. Ekstremistët e djathtë grekë, kanë ndërmarrë vendime të rëndë, duke djegur një xhami në Athinë. Për pasojë, pesë emigrantë pësuan djegie të shkallës së dytë, duke përfunduar në spital.

Vetëm pasi dhuna dhe protestat e fuqishme përfshinë kryeqytetin helen, pasi dy ditësh, policia greke është kujtuar për të nisur hetimet për policin, që çelin si parin e dhunës, duke grisur Kur’anin e shenjtë të muslimanëve, një emigranti aziatik.

Kjo ngjarje ka shkaktuar reagimin e klasës politike dhe shoqatave të të drejtave ndërkombëtare, të cilët kanë denuar aktin. Një ditë më parë, më shumë se një mijë muslimanë protestuan kundër akteve të policisë.

Por sot, situata ka marrë një dimension tjetër, atë fetarë, e cila pritet të shkatojë reaksione të shumta. Nga përleshjet e djeshme, janë dëmtuar 5 dyqane dhe 75 vetura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›