PDIU proteste kunder regjistrimit te popullsise mbi baza etnike
Te rinjte e PDIU-se protestuan dje perpara Parlamentit kunder regjistrimit te popullsise mbi baza etnike dhe fetare. Me flamurin shqiptar neper duar te rinjte nga Klubi i Patrioteve te Rinj te Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet kane leshuar thirrje ku me pankarta neper duar kane protestuar.
Himara eshte Shqiperi dhe Shqiperi etnike ishin nder thirrjet e leshuara nga te rinjte. Ky eshte reagimi kundershtues i radhes ndaj ketij regjistrimi per te cilin duket se shume organizma dhe forca politike ne vend kane dale kunder. Ne proteste u kendua himni kombetar dhe kenge patriotike si nje shenje per te mos heshtur ndaj demit qe po tentohet ti behet kombit. Te pranishmit ne kete aktivitet mbanin pankarta kunder regjistrimit si Ndal regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare Shqiperia nuk eshte shtet multietnik Shqiperia nuk eshte per tu shitur etj. Me parullat O sa mire me qene shqiptar Rrofte Kosova rrofte Cameria rrofte Shqiperia etj. protestuesit kerkuan shtyrjen e regjistrimit dhe hapjen e dialogut publik mbi te ne fund te te cilit KPR eshte e sigurt se do te hiqen nga pyetesori pyetjet per kombesine dhe fene me vetedeklarim ose do te detyrohen te vendosin deklarimin e kombesise mbi baze te dokumenteve. Koordinatori i Klubit te Patrioteve te Rinj z. Jetmir Salaj akuzoi politikanet shqiptare se po bejne nje vesh shurdh dhe nje sy qorr dhe kerkoi prej tyre qe te tregojne pergjegjshmeri per atdheun.