E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dobesohen strukturat e PS-se

Pas Kokones ikin te tjere aktiviste te PS-se. Coku Rama ka monopolizuar partine

Kur duhen vetem pak me shume se 2 muaj perpara zgjedhjeve vendore te 8 majit 2011 Partia Socialiste nga dita ne dite po peson rrjedhje te medha brenda strukturave te saj perberese. Nje problem i tille i cili sidomos kohet e fundit ka ardhur gjithmone e me shume ne rritje po krijon brenda selise roze nje fryme aspak pozitive. Duke ditur rendesine e madhe qe kane keto zgjedhje per drejtues te pushtetit vendor largimet dhe kundershtite e hapura te shfaqura deri me tani ndaj politikes se ndjekur nga Partia Socialiste dhe ndaj kreut te saj Edi Rama po influencojne jo pak edhe ne dobesimin e kesaj force politike. Largimi i radhes kesaj here eshte ai i ish-kreut te PS-se se komunes Gruemire te Malesise se Madhe Qemal Coku i cili deklaroi ne nje dalje publike terheqjen e tij nga radhet e socialisteve dhe bashkimin me Levizjen Socialiste per Integrim. Edhe ne kete rast arsyeja kryesore e largimit ka te beje perseri me kryesocialistin Edi Rama dhe me menyren e tij te te vepruarit dhe sjellit ndaj pjesetareve te partise qe ai drejton. Keshtu duke e konsideruar te padrejte shkarkimin e tij para disa kohesh nga detyra e kreut te PS-se se Gruemires Coku kishte kerkuar takim me Edi Ramen per te marre sqarimet e duhura nga kreu socialist ne lidhje me kete ceshtje. Po ashtu sic deklaroi edhe vete Coku shperfillja qe erdhi nga ana e kryesocialistit per tiu pergjigjur kerkeses se tij per takim e detyroi ate qe te braktise perfundimisht Partine Socialiste dhe te bashkohet me LSI-ne. Ne te vertete Qemal Coku rezulton te kete qene nder mbeshtetesit me te forte te kauzes se deshtuar tashme te Partise Socialiste per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 pasi ai kishte marre pjese edhe ne sakrificen e saj ekstreme te greves 19-ditore te urise. Por vetem pas pak kohesh nga greva e urise kryetari i Partise Socialiste te Gruemires eshte njoftuar per heqjen e tij nga posti qe mbante pa asnje motivacion madje duke mos i lejuar edhe te drejten e ankeses per kete veprim. Vetem dy dite me pare nga radhet e Partise Socialiste pati nje rrjedhje tjeter kur kryetari i njesise bashkiake numer 3 ne kryeqytet Ilir Kokona deklaroi largimin e tij nga selia roze dhe bashkimin me LSI-ne. Ne komunikimin e tij me mediat Kokona theksoi Normal qe te ikesh nga nje Parti Socialiste e cila as socialiste nuk mund te quhet tani eshte fare e thjeshte dhe mendoj se edhe te tjere do te bejne kete gjest. Po ashtu nje largim per arsye po te njejta jo shume kohe me pare erdhi edhe nga ish-anetari i PS-se Ylli Manjani i cili akuzoi ashper kreun socialist Edi Rama si njeriun qe po krijon percarjen ne Partine Socialiste. Duke theksuar kundershtite e tyre ndaj dhunes dhe politikes se ndjekur nga kryesocialisti sidomos pas ngjarjeve te dhunshme te ndodhura ne demonstraten e 21 janarit rreth 28 anetare te deges se PS-se ne Shkoder duke perfshire ketu edhe ish-kryetarin e kesaj dege Edip Shiroka 1 muaj me pare deklaruan hapur largimin nga kjo force politike dhe bashkimin e tyre me LSI-ne. Rrjedhje te tilla ne mase te konsiderueshme paraqesin nje imazh aspak pozitiv per seline roze ne prag te zgjedhjeve vendore te 8 majit 20011 dhe aq me pak pozitiv per kreun e kesaj force Edi Rama kur arsyet kryesore te ketyre largimeve kane pasur si motiv kryesor pikerisht kundershtine ndaj kryesocialistit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›