Vritet edhe një shqiptar nga Maqedonia në Siri

Vazhdon të rritet numri i shqiptarëve të vrarë në Siri të cilët janë duke luftuar kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.
Sipas informatave të portalit Almakos, i vrari është nga rrethina e Shkupit, nga fshati Gërçec. Identiteti i të vrarit është i njohur për redaksinë, mirëpo atë do ta bëjmë publik ndërkohë.
Kohë më parë edhe një shkupjan ishte vrarë gjatë luftimeve në Siri. Ai ishte hoxhë Sami Abdullahu.
Shqiptari i parë që u vra nga Maqedonia, ishte i riu nga Gostivari Rasim Zeqiri./Indeksonline/