E Diel, 1 Nëntor 2026

Ardian Isufi: “Objekt i paidentifikueshem”, ceshtja e bashkejeteses se besimit Izaura Ndoj

“Objekt i paidentifikueshem”, flet per tranzicionin e besimit qe ne kete rast shpjegohet nga ky objekt, nje kolazh historie dhe feje duke dashur ta beje akoma me transitor, duke e transportuar si ide dhe duke e vendosur ne nje vend kristian ku "cudia vazhdon"!!!... dhe shpalos diskutimin me te madh dhe provokues - eshte koncepti i instilacionit me te fundit te Ardian Isufit. Vepra e artit titulluar “Objekt i paidentifikueshem” eshte prezantuar ne galerine “The Promenade Gallery” ne Vlore, nje realizim nga artisti i artit Ardian Isufi, ku kete here kemi nje instilacion, nje punim krejt i vecante me ne qender nje oxhak fabrike e minare xhamie. Sipas Isufit, “Instalacioni eshte ceshtja e bashkejeteses se besimit qe ne vetvete eshte shume komplekse, sepse vepra pickon problemet e integrimit te kulturave, religjioneve pra, te lirive te individit dhe te pranuarit me identitetin tend ne kete atmosfere globaliste qe eshte mberthyer e mbare bota”. Isufi shpjegon se nuk eshte e rastit qe kjo ide per kete instilacion i ka ardhur pas lajmit dhe diskutimit marramendes te xhamise qe do te ndertohet prane kullave binjake ne New York, dhe duke qene se krijimtaria e tij me e fundit po drejtohet drejt nje arti te angazhuar, artisti pohon se atehere ai heq nje paralele diskutimi ne vendin e duhur (Venecia - nje nder ikonat e kristianizmit) dhe ne kohen e duhur (Bienale - nje nder aktivitetet me te rendesishem ne artet pamore) per temen e siperpermendur te "bashkejeteses se besimeve". Realizimi i vepres O.P., (objekt i paidentifikueshem) eshte nga konstruksion hekuri - tuba katror te dimensioneve te ndryshme (lartesia e objektit ndahet ne kater pjese), oxhaku i fabrikes - material imitues (i lehte) ne forme tulle dhe muri (flete llamarine elastike), minare e xhamise - material inoks (flete metalike elastike), altoparlante - dy cope (integruar audio). Historiku O.P. (objekt i paidentifikueshem) nis qe ne vitet ‘60-‘70 kur u ndertua ne qytetin e Kavajes, Fabrika e Qelqit, e cila funksionoi me ritme te ngadalta si pjese e strategjise se deshtuar komuniste gje qe e reflektonte edhe nga pamja e saj e degraduar me makineri te vjetra dhe jashte kohe. Pas viteve ‘90 e deri me sot, ky kompleks industrial sa vjen degradohet me shume duke u kthyer ne nje germadhe, por cuditerisht ne zemer te saj ndodhet sot nje xhami e improvizuar dhe nje oxhak fabrike qe eshte kthyer ne minare, gjithashtu nga autostrada qe ndodhet prane mund te degjosh zerin e hoxhes qe kendon Kuranin. Instalacioni O.P., (objekt i paidentifikueshem) do te qendroje deri ne daten 5 prill ne kete galeri arti ne Skele te Vlores.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›