E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet një shtetas për plagosje

Policia bëri me dije se është arrestuar shtetasi Mirjan Dedja, 29-vjeç, i dënuar më parë për veprën penale  “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. 

Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas më datë 06.08.2011, në lagjen ‘Kala”,  gjatë një konflikti të çastit, ka goditur me mjet të mprehtë të llojit thikë shtetasin E.Stafa, 45-vjeç, banues në Elbasan.  Po punohet për dokumentimin e plotë të veprës penale.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë, mbajtje pa leje e armëve të ftohta”. /Start/
 

                                                                                             2012-03-21 10:01
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›