E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e shekullit në Beograd, arrestohen 6 persona

Serbi- Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë serbe pasi vitin e shkuar grabiten shumën e 850 mijë eurove gjatë kohës që ato po trasportoheshin me dy automjete.

Siç raporton sot Zëri që citon policinë e Beogradit, personat kryesor të grabitjes janë shtetasit e arrestuar Urosh Petroviqin dhe Nenad Kurilon.

Vitin e shkuar më 10 Mars këta persona në bashkëpunim me 4 të tjerët ndaluan transportin e kompanisë Securitas Services dhe morën shumën e madhe të të hollave, duke u konsideruar edhe grabitja e shekulit.

Grabitësit ishin të maskuar dhe të armatosur dhe pasi ndaluan dy automjetet e kompanisë së sigurimit arritën të merrnin edhe paratë që ndodheshin në to.

Ndërkohë drejtori i Policisë së Beogradit, Milorad Veljoviq tha se më vonë u arrestuan në Beograd dhe në Kragujevc edhe katër bashkëpunëtoret e tjerë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Tiranë- Goditet banda e hajdutëve të çantave, arrestohen 10 persona Tiranë- 10 persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia...
  2. Shkodër- Arrestohen 7 persona, transportonin drogë me ambulancë Shkodër- Policia e Shkodrës ka arrestuar mesditën e sotme 6...
  3. Kontrabanda, arrestohen 7 persona Durrës - Policia e Durrësit ka vënë sot në pranga...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›