Shpërthimi në Mitrovicë, MPJ kërkon qetësimin e situatës
Tiranë- Pas ngjarjes së djeshme në Mitrovicë, ku sipasojë e një shpërthimi humbi jetën një person dhe u plagosën 4 fëmijët dhe bashkëshortja e tij, ka reaguar Ministria e Jashtme.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp MPJ e dënon ashpër aktin e ndodhur dje dhe ka kërkuar që të merren masa për kapërcimin e kësaj situate.
Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër shpërthimin që shkaktoi vdekjen e një qytetari të pafajshëm në veri të Mitrovicës, si dhe cdo akt tjetër dhune që cënon forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëjetesës në veri të Kosovës. MPJ bën thirje për qetësi e maturi, për kapërcimin e kësaj situate-thuhet në njoftim.
Më tej në deklaratë MPJ u ka shprehur ngushëllime familjarëve për humbjen e pësuar dhe ka kërkua që autoritetet përgjegjëse, Policia e Kosovës dhe EULEX-i të sjellin para drejtësisë autorët e këtyre akteve kriminale.
Shkrime të tjera me interes:
- Tiranë, MPJ denon dhunën në Mitrovicë Tiranë- Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë, ka reagur...
- Incidentet në Shkup, MPJ i kërkon sqarime ambasadorit maqedonas Tiranë- Incidentet ndëretnike të ndodhura së fundmi në Maqedoni kanë...
- Tirana zyrtare dënon dhunën në Shkup: Të ndëshkohen autorët Tiranë- Lidhur me dhunën barbare të ushtruar tre ditë parë...