Vritet me arme zjarri roja i karburantit
15/10/2010Ngjarja pas mesnate trupi u gjet nga disa pasagjere linjeje
Asnje precendet apo konflikt 55-vjecari u qellua me nje plumb
LUSHNJE- Gjendet i vrare me arme zjarri roja i nje karburanti ne qytetin e Lushnjes. Petraq Mihali 55 vjec eshte viktima i cili punonte prej pese vjetesh si roje ne nje karburant ne rotondon e Plugut. Ky i fundit ne hyrjen veriore te qytetit. Ngjarja ka ndodhur sipas policise pak pas mesnates dhe mendohet qe te kete ndodhur rreth ores 01.00. Kane qene pasagjeret te cilet udhetonin me autobusin Tirane- Sarande ata qe kane vene re kufomen ne anen e rruges ndersa kane lajmeruar edhe policine. Kjo e fundit ka mberritur me grupet e gatshme ne vendngjarje. Nga hetimet e para rezultoi se viktima eshte qelluar me arme zjarri ne anen e djathte te kraharorit. Policia ende nuk ka dhene version zyrtar per hetimin. Policia ka arritur te shprehet se vrasesi nuk ka lene asnje gjurme ne vendngjarje dhe kjo edhe per shkak te motit te keq dhe shiut qe ka rene pergjate gjithe nates. Nderkohe sipas uniformave blu dyshohet se viktima mund te jete vrare edhe me larg vendit te ngjarjes dhe te jete hedhur aty por gjithsesi kjo sipas tyre po hetohet. Nderkohe viktima ka marre vetem nje plumb ne kraharor. Policia nuk ka arritur te gjeje as gezhojen me te cilen eshte qelluar 55-vjecari nga Lushnja. Vrasja eshte zbuluar rreth ores 03.30 ndersa autori eshte ndihmuar pervec motit te trazuar edhe nga erresira qe shoqeron kete aks rrugor. Hetimet e policise jane veshtiresuar per arsye se mundesia e nje grabitjeje ne piken e karburantit ku punonte viktima mbetet larg pasi nga godina e karburantit e deri ne vendin ku u gjet viktima eshte nje largesi e madhe dhe per me teper nuk rezulton te jene marre leke. Lushnjaret e njihnin viktimen si nje person qe sillej gjithmone mire. Ai nuk njihej si person problematik apo me precedent penal. A. Damini