E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet me thike 30 vjecari

Vritet me thikë Klodian Lumani 30 vjeç me banim në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një rrugë në lagjen “11 nëntori” në këtë qytet pas një konflikti mes disa personave. Policia ka identifikuar autorin kryesor të dyshuar për vrasjen Sajmir Muça dhe ka bërë shpalljen ne kërkim të tij dhe të personave të tjerë bashkëpunëtorë në ngjarje. Sipas dëshmitarëve okularë disa të rinj kanë ndjekur nga pas 30 vjeçarin i cili ndodhej nën shoqërinë e kushëririt të tij. Sapo janë afruar njëri prej tyre e ka qëlluar disa herë me thikë, ndërkohë që shokët e tjerë e kanë goditur me shkelma e grushta. Pasi kanë kryer krimin, autorët janë larguar në drejtim të pa ditur. Ndërkohë kushëriri i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit duke e dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Por edhe pse ka marrë ndihmën e pare mjekësore ai ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra në zemër e pjesë të ndryshme të trupit dhe nga hemorragjia. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Por sipas dëshmitarëve okularë duket se mes viktimës dhe vrasësit ka pasur një sherr më parë. Madje 30 vjeçari i ka kërkuar kushëririt që të largohet pasi e dinte rrezikun.  Deri më tani në polici janë shoqëruar disa persona deklaratat e të cilëve mund të ndihmojnë në kapjen e autorit dhe bashkëpunëtorëve në krim si dhe zbardhjen e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se Sajmir Muça, është përdorues i lëndëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›