E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton mbërrin në Tiranë – Ministri Panariti dhe ambasadori Arvizu e presin në Aeroportin "Nënë Tereza"

01-11-2012 / Gazeta 55

UPDATE- Ora 10:35- Mbërrin në Tiranë, sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Klinton. Avioni i Sekretares Klinton u ul në aeroportin e Rinasit rreth orës 10:30 të mëngjesit. Sekretarja Clinton zbriti nga avioni duke e mbajtur vetë çadrën, për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë Tiranën. Në Aeroportin e Rinasit, sekretarja Clinton u prit nga ministri i Jashtëm, Edmond Panariti dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.


Pas pritjes së rezervuar në aeroportin “Nënë Tereza”, sekretarja Klinton bashkë me delegacionin që e shoqëron, iu drejtua kryeqytetit shqiptar për të zhvilluar nivelin e lartë të takimeve me krerët e shtetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›