Berisha: Vizita e Klinton, bizhu në kurorën e festimeve të 100 Vjetorit të Pavarësisë
Diplomatja amerikane, Hillary Clinton menjëherë pas takimit me Nishanin është nisur drejt kryeministrisë ku u takua për rreth 40 minuta me kryeministrin Sali Berisha.
Sekretarja amerikane dhe kryeministri Sali Berisha kanë dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat para takimit.
Berisha e ka konsideruar vizitë historike, ardhjen e Klinton në kryeqytet në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë. “Vizita juaj bizhu në kurorën e festimeve të 100 vjetorit”- Kështu e ka cilësuar kryeministri Berisha vizitën e Klinton në Tiranë, ndërsa i ka shprehur mirënjohjen për mëbshtetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë
Nga ana e saj sekretarja amerikane është shprehur se ndjehet e nderuar që ndodhet në Tiranë. Ajo i ka konfirmuar kryeministrit Berisha mbështetjen e SHBA-së për të gjtiha proceset integruese të Shqipërisë.