Takimi Nishani – Klinton në Pallatin e Brigadave. Kreu i Shtetit dekoroi Znj.Klinton me titullin më të lartë shqiptar, “Urdhrin e Flamurit”
“Për kontributin e saj në çështjet shqiptare, kontributi për pavarësinë e Kosovës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për integrimin e Shqipërisë në BE, dhe ndihmën e dhënë nga SHBA për kohë pas kohe Shqipërisë”
Ora 11:20- Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku është pritur nga Presidenti i vendit Bujar Nishani. Takimi i parë i zonjës Klinton me presidentin Nishani zgjati rreth 30 minuta. Ajo u takua në Nishanin rreth orës 11: 20. Diplomatja amerikane është dekoruar nga presidenti i republikës Bujar Nishani me titullin më të lartë shqiptar “Urdhrin e flamurit”.
Urdhri më i lartë ju dha sekretares amerikane “Për kontributin e saj në çështjet shqiptare, kontributi për pavarësinë e Kosovës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për integrimin e Shqipërisë në BE, dhe ndihmën e dhënë nga SHBA për kohë pas kohe Shqipërisë”.
Takimi i parë i zonjës Klinton me presidentin Nishani zgjati rreth 30 minuta. Burime konfidenciale bëjnë te ditur se Sekretarja amerikane e shtetit dhe presidenti Nishani kanë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Nga ana e saj, diplomatja amerikane ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së, për integrimin europian të vendit.