Vritet mekaniku, u godit me levë për një gërvishtje në makinë
Një sherr banal për gërvishtjen e makinës dyshohet se është bërë shkak për vrasjen e një personi në kryeqytet. Ngjarja e rëndë është regjistruar paraditen e sotme pranë një servisi te Fusha e Ali Demit, ku shtetasi Gëzim Karaj 60 vjeç është goditur me grushta dhe levë nga shtetasi Artenc Shehu 30 vjeç nga Korça, ku për pasojë ka gjetur vdekjen. Burime nga policia e kryeqytetit e mbërritur në vendngjarje bëjnë me dije se viktima dhe autori i vrasjes janë konfliktuar për makinën. Karaj me profesion saldator në servisin e makinave ka gërvishtur pa dashje ndërsa po punonte krejt lehtë mjetin Benz A Class TR 3265 S të Shehut, me të cilin po kalonte në rrugë. Pas kësaj ka nisur debati i cili i ka marrë dhe jetën 60 vjeçarit. Ndërkaq blutë kanë bërë dhe shoqërimin e autorit të dyshuar për vrasjen.