Vritet ne bilardo 26-vjecari
Ka qene nje zenke e castit qe i kushtoi jeten 26-vjecarit Sulo Oparaku ne nje fshat te thelle malor te rrethit te Pogradecit. Sipas policise ngjarja ndodhi pasditen e se henes kur Oparaku me banim ne Tirane por me origjine nga Pogradeci eshte qelluar me thike pas nje grindjeje te momentit ne nje lokal bilardoje te fshatit Selce e Siperme ne zonen e Mokres. Fillimisht 26-vjecari eshte plagosur me thike por ai nderroi jete gjate transportimit per ne spitalin e Pogradecit. Policia qe hetoi ngjarjen tha se viktima kishte shkuar ne Selce te Siperme tek disa kusherinj te afert per te qendruar pak dite. Ai ka shkuar ne bilardo por diten e ngjarjes eshte grindur me te rinj te ketij fshati per nje loje. Njeri prej tyre 20-vjecari Mentor Xhyra pasi ka debatuar me te ardhurin nga Tirana e ka qelluar ate me thike duke i shkaktuar plage te renda. Ngjarja ndodhi ne prani te mjaft te rinjve te tjere duke perhapur edhe panik tek ta. Viktima ka rene pa ndjenja pertoke i mbuluar me gjak. Megjithe ndihmen e dhene ne vend dhe tentatives per ta derguar ne spital 26-vjecari nuk mundi ti rezistoje plageve te marra. Ai nderroi jete gjate rruges per ne spital. Burime nga bluzat e bardha bene te ditur se i riu kishte mberritur pa jete per shkak te plageve te marra dhe sasise se gjakut qe kishte humbur ne vendin e ngjarjes si dhe gjate rruges. Dy te rinjte paten nje grindje ne lokalin e bilardos se fshatit dhe me pas kane dale jashte tij ku eshte kryer edhe plagosja e 26-vjecarit Oparaku i cili gjeti vdekjen me pas bene te ditur burime te policise se Pogradecit. Autori i kesaj ngjarjeje i identifikuar shume shpejt nga policia tentoi te largohej por eshte prangosur pak ore me vone. Policia ngriti sherbime ne te gjithe zonen duke vendosur postblloqe ne rruget nga mund te largohej 20-vjecari. Mentor Xhyra nga fshati Selce e Siperme eshte kapur ne periferi te fshatit ndersa po tentonte ti largohej ndjekjes.
POGRADEC/ GEZIM ASHIMI