E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA 21 janari nuk ishte nje puc krahasimi me Tunizine shkaktoi te vrare

/ /

Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk e cilesojne puc ngjarjen e 21 janarit perpara Kryeministrise. I pyetur nga Top Channel nese i beson akuzat e kryeministrit i cili akuzon Presidentin Prokurorine dhe Sherbimin Informativ se kane organizuar nje puc Thomas Countryman zv.ndihmessekretari amerikan i Shtetit u pergjigj vetem me nje fjale Jo. I pyetur nese beson pretendimet e kryeministrit apo mbeshtet Prokurorine ai tha se nuk eshte e pavend qe Parlamenti te ngreje nje komision hetimor. Kjo eshte normale ne shume demokraci. Por vetem Prokurori i Pergjithshem eshte ai qe percakton ligjerisht nese ka apo jo persona pergjegjes per dhunen e 21 janarit.

Dhe kjo pune duhet bere pa nderhyje politike ndaj Prokurorise se Pergjithshme. Ne mbeshtesim institucionet e pavarura. Ne i mbeshtesim ato dhe me ndihme te drejtperdrejte teknike. Kjo ceshtje nuk duhet politizuar nga askush. Sic jam shprehur te dy palet duhet te evitojne paragjykimin e rezultatit te hetimit te Prokurorise se Pergjithshme.
21 janari
Countryman kritikoi ashper klasen politike ne Tirane per menyren se si po reagon pas ngjarjeve te dhunshme te 21 janarit. Perpara vizites ne Ballkan ai bisedoi ne Bruksel me disa gazetare te Ballkanit ku foli gjeresisht edhe per situaten e fundit politike ne vend. Ai tha se ne demonstraten e muajit te kaluar nuk duhet te kishte viktima teksa e quajti teater politik menyren se si po sillen lideret e partive kryesore. Ne 21 janar pati tragjedi dhe humbje per Shqiperine dhe shqiptaret. Nuk kishte arsye qe njerezit te vriteshin. Nuk ka arsye sot qe te turperohen ata 4 individe me kryeartikuj shtypi mbi ate sesi ata vdiqen. Kjo na turperon neve qe lideret e partive thone e di se si ka ndodhur dhe e di se kush e ka fajin. Shqiperia nuk ka nevoje per kete teater politik u shpreh Countryman i cituar nga Top Channel.
Protestat
Por duke folur me konkretisht ai eshte shprehur se fakti qe ne dy protestat e fundit te opozites nuk kishte dhune tregoi se ajo e 21 janarit mund te ishte shmangur. Per kete ai ia ve fajin edhe thirrjeve te disa prej lidereve te partive aleate te PS-se te cilat e krahasuan protesten e opozites me ato qe ndodhnin ne Egjipt dhe Tunizi. Ajo cfare ndodhi me dy te premtet qe pasuan tregoi se ajo cfare ndodhi ne 21 janar nuk duhet te kishte ndodhur. Retorikat krahasuese te Shqiperise vend anetar i NATO-s dhe aspiruese per ne BE me Egjiptin e Tunizine ishte jo vetem e panevojshme por u duk sikur ishte e qellimshme per te shkaktuar dhune per te shkaktuar te vrare. Kjo ishte e panevojshme dhe jo demokratike theksoi perfaqesuesi i larte i Departamentit te Shtetit. Shqiperia eshte vend demokratik. Ajo nuk do te ishte ne NATO ne te kundert. Krahasimi i Shqiperise me Egjiptin e Tunizine eshte nje fyerje per popullin shqiptar dhe progresin e bere prej tyre ne 20 vitet e fundit. Nuk eshte nje vend i perkryer por eshte demokraci. Sipas tij objektivat e saj opozita duhet ti plotesoje me mjete demokratike teksa shtoi se nese nje proteste eshte demokratike nuk mund te shtypet me mjete jo demokratike. Protestat paqesore nuk mund te shtypen me mjete antidemokratike. Demonstratat vecanerisht ato te dhunshmet nuk duhet tu sherbejne qellimeve jodemokratike. Opozita ka disa objektiva qe mund ti ndjeke sipas menyres demokratike kushtetuese. E kjo menyre duhet te ndiqet. Nese protestat paqesore jane pjese e kesaj menyre eshte e pranueshme por nuk duhet qe ato te shtypen me mjete jodemokratike eshte shprehur Countryman. Ne te njejten kohe Countryman kritikoi edhe sjelljen e maxhorances e cila gjate kesaj periudhe ka kritikuar publikisht punen e Presidentit Prokurorise se Pergjithshme dhe Sherbimit Informativ Shteteror. Ai tha se institucionet e pavarura nuk duhet te kontrollohen nga asnjera pale dhe askush nuk duhet te paragjykoje rezultatin final te hetimit te Prokurorise. Ata 6 persona duhet te merren ne pyetje. Si Prokurorja e Pergjithshme shefi i Sherbimit Sekret apo Presidenti i Republikes ata kane nje pune te pavarur jo politike per te bere e ata duhen lejuar qe ta bejne ate tha Countryman.
Zgjedhjet e parakohshme
I pyetur nga Top Channel nese SHBA do te vazhdoje te perjashtoje kategorikisht mundesine e zgjedhjeve te parakohshme ne vend ne nje kohe kur klasa politike vazhdon te mbetet e percare pas ngjarjeve te 21 janarit Countryman tha se Zgjedhjet e parakohshme perbejne nje vendim te popullit dhe partive shqiptare sipas percaktimit kushtetues. Kjo menyre kushtetuese per te kerkuar zgjedhje te parakohshme mesa di une ende nuk eshte tentuar.

Arta Tozaj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›