E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet në gjumë i paralizuari Autorët, policëve: Do të takojmë tezen

Silvana Muça

Gentian Beqiri ishte në arrest shtëpie. Një orë pas vrasjes, ndërron jetë nga ataku babai i tij. Arrestohen autorët 

Silvana Muça

Një person i dyshuar për një vrasje në vitin 2005 është ekzekutuar dje në qytetin e Elbasanit, në apartamentin ku qëndronte me masën e arrestit shtëpiak. Gentian Beqiri ndodhej në gjumë në momentin që është qëlluar për vdekje me silenciator, në sytë e babait të tij, Nazimit, i cili ndërroi jetë disa minuta më pas nga një atak në zemër. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:00 në lagjen Qemal Stafa të Elbasanit. Megjithatë, ngjarja e djeshme mund të ishte parandaluar, pasi në derën e pallatit ku jetonte Gentiani ishin vendosur dy punonjës policie, që ruanin viktimën të mos largohej nga banesa, për shkak se ishte në një masë sigurie arrest shtëpie. Policët kanë biseduar me autorët, të cilët u kanë thënë se do të takojmë tezen. Autorët, sipas përshkrimit të policëve që u arrestuan pas ngjarjes, ishin pa maska dhe me trup mesatar. Pas vrasjes, dolën nga dera dhe pasi përshëndetën dy policët u larguan me një autoveturë. Ndërkohë, dje në mbrëmje, Policia e Elbasanit tha se ka arrestuar dy të dyshuar F.C dhe A.N.

vendi ku u vra 35 vjecari 78 vjecari, babai i viktimes VENDI I NGJARJES 1 ELBASAN VRASJA Gentian Beqiri

Vrasja

Burime nga Policia e Elbasanit bëjnë të ditur se viktima Gentian Beqiri ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie, pasi akuzohet për një vrasje të ndodhur në vitin 2005. Pasi është informuar për vrasjen e ndodhur në një banesë në katin e pestë të lagjes Qemal Stafa, krerët më të lartë të policisë lokale mbërritën në vendngjarje dhe nisën hetimet rreth vrasjes së Gentian Beqirit, i cili kishte më shumë se dy vjet që ishte thuajse i paralizuar, pasi ishte hedhur nga një lartësi për ti shpëtuar ndjekjes policore, ngjarje kjo e ndodhur disa vjet më parë, ku viktima ishte person i shpallur në kërkim pasi dyshohej për vrasje. Policia ka sqaruar se viktima njihej ndryshe me emrin Ardian Metaj, të cilin e kishte ndërruar mbas vitit 2005. Dëshmitar okular në vrasjen e 40-vjeçarit ka qenë babai i tij Nezir Beqiri, i cili edhe u ka hapur derën autorëve. Në apartament kanë hyrë me shpejtësi dy persona dhe pasi kanë përplasur në tokë Nazimin, janë drejtuar te dhoma ku qëndronte Gentiani, i cili ishte në gjumë. Sipas policisë, në drejtim të viktimës është qëlluar disa herë me armë zjarri tip pistoletë me silenciator, duke e lënë këtë të fundit të vdekur në vend. Gentian Beqiri, prej rreth një viti e gjysmë ruhej nga një togë policësh të dislokuar 24 orë në hyrjen e pallatit të tij, pasi gjykata e kishte liruar atë me arrest shtëpie për mungesë provash për vrasjen e ndodhur në vitin 2005.

Hetimet

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, si edhe nga fqinjët e viktimës, mësohet se dy persona pa maskë, të identifikuar më pas si F.C dhe A.N, kanë shkuar në afërsi të pallatit ku jetonte Gentian Beqiri. Ata kanë nisur të flasin shumë miqësisht me dy policët rojë, duke iu prezantuar këtyre të fundit si djemtë e tezes së viktimës. Madje, sipas burimeve jo zyrtare, mësohet se njëri nga autorët ka pyetur policin rojë se nëse ishte tezja në shtëpi apo jo, ky i fundit mësohet ti ketë thënë se sapo doli në treg për të bërë pazaret. Në këtë moment, njëri nga autorët i ka thënë policit rojë se po shkonin të takonin Gentianin për të pirë një kafe, pasi kishin kohë pa e takuar. Mësohet se autori i ka rënë derës së banesës së Gentian Beqirit dhe atë e ka hapur babai i tij i moshuar. Në këtë moment, njëri nga autorët ka hyrë në dhomën ku qëndronte i shtrirë Gentiani dhe ka qëlluar disa herë me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend. Ka qenë shumë i shpejtë akti i kryer nga dy autorët, çfarë ka bërë që polici rojë të mos bëjë të mundur kapjen e tyre, por mësohet se ata janë identifikuar. Policia nisi shoqërimin e më shumë se 20 personave për në Komisariatin e Policisë, duke i marrë në pyetje këta të fundit, dhe vetëm tre orë pas ngjarjes, zëdhënësja e policisë, Valbona Begu, konfirmoi se janë identifikuar autorët e vrasjes së 40-vjeçarit Gentian Beqiri, i njohur ndryshe me emrin Ardian Meta. Sipas policisë, vrasja cilësohet si mjaft e mirorganizuar, për shkak edhe të ndodhjes së saj në mes të ditës në një pallat të qytetit të Elbasanit.

Vendimi

25 vite Burg ishte dënuar Gentian Beqiri nga Gjykata e Elbasanit dhe Apeli Durrës, ndërsa çështja u prish në Gjykatën e Lartë

Vendimi

Gjykata e Lartë liroi viktimën

Gjykata e Lartë ka prishur dënimin me 25 vite burg ndaj Gentian Beqirit (Ardian Meta) dhe Armand Hasanit, duke e rikthyer sërish në Shkallën e Parë. Gazeta Shqip ka siguruar vendimin që mban datën 23 qershor 2010 ndaj të dyshuarve si vrasës të Sokol Çapjes në vitin 2005. Gjykata e Elbasanit dhe Apeli i Durrësit ka dënuar dy personat me 25 vite burg, ndërkohë që Gentian Beqiri ka pretenduar se nuk jam autor i kësaj vepre, për të cilën jam akuzuar. Sipas tij, prokuroria nuk ka bërë një hetim të plotë dhe kërkoi prishjen e vendimit. Pas shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Lartë vëren se vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe i Gjykatës së Apelit Durrës janë marrë duke lejuar të meta të rëndësishme në zbatimin e kërkesave procedurale penale që kanë të bëjnë me marrjen e çmuarjen e provave, prandaj duhet të prishen e aktet të kthehen për rishqyrtim. Është provuar se më datë 26.12.2005 viktima (Sokol Çepja) ka qenë në një lokal në qytetin e Elbasanit i shoqëruar nga shtetaset Juliana J. e Marsela B. Rreth orës 19:00, papritmas në lokal janë futur tre persona me maska, të armatosur e pasi kanë bërtitur largohuni, janë drejtuar te tavolina ku ishte viktima dhe

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›