E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nazime Visha përballet sot me masen e sigurisë për vrasjen e 45-vjeçarit

Tiranë- 18-vjeçarja që ekzekutoi me armë zjarri personin që pretendoi se e ka rrëmbyer dhe përdhunuar që kur ishte 14 vjeçe Nazime Visha do të përballet me masën e sigurisë për të në Gjykatën e Tiranës.

Prokurori Blerim Tominaj ka kërkuar që mbi adoleshentët të rëndojë akuza e ‘vrasjes me dashje’ të 45-vjeçarit Fiqiri MUça dhe ‘armëmbajtjes pa leje.

Historia e Nazime Vishës tronditi opinionin publik kur në orët e para të 13 Gushtit shkrehu një breshëri plumbash mbi atë që ajo dhe familja e saj e quajnë rrëmbyes kurse policia dhe mesazhet e fotot e të dyve flasin për një bashkëjetesë dhe aventurë dashurie mes të dyve.

Vajza Nazmie Visha, sipas hetimeve të policisë, ka patur një lidhje intime me 45-vjeçarin, i cili ka qenë edhe vëllai i burrit të motrës së saj. Vëllai i Muçës ishte martuar me motrën e Nazmies, dhe ndërsa ajo shkonte të vizitonte të motrën, kishte rënë viktimë e një aventure seksuale me kunatin e saj, i cili ishte ndërkohë i martuar. Kjo histori kishte nisur qëkurse vajza kishte qenë 14 vjeçe dhe lidhja e tyre ishte mbajtur e fshehtë.

Pak muaj më parë, ndërsa vajza po kërkonte të shkëputej nga Muca, pasi ishte fejuar dhe donte të ndërtonte jetën e saj ai e kishte kërcënuar të mos largohej dhe e kishte rrëmbyer dhe e kishte mbajtur disa ditë të fshehur në pyll, sipas versionit të Vishës. Mediat njoftuan atë kohë se nëna e vajzës kishte tentuar të vetëvritej, pasi dyshonte se vajzën ia kishin marrë për ta dërguar prostitutë. Kur vajza ishte gjendur fillimisht kishte thënë se ishte rrëmbyer e mbajtur me dhunë nga 45-vjeçari në pyll.

Por më pas ajo kishte tërhequr denoncimin e kaq kishte mjaftuar që policia e Burrelit ta mbyllte dosjen, pa pyetur se çfarë lidhje dashurie ishte kjo, kur kishte nisur dhe çfarë moshe kishte patur vjaza kur i ishte dhënë seksualisht atij. Pasi është gjetur, familja e kishte dërguar në Krrabë tek gjyshërit për tu fshehur.

Mbrëmjen e krimit ai ishte nisur drejt Krrabës, dhe sipas të afërmëve të vajzës, për të marrë sërish atë, me të cilën është takuar pikërisht në orët e mengjesit të sotëm ku i ka shkuar tek shtëpia e gjyshërve. Vajza e ka ndjekur duke shtënë me automatik për rreth 500 metra derisa e ka lënë të vrarë.

Nuk ka të dhëna se ku është gjetur arma, por duket se familja e gjyshërve ta mbante atë, pasi dinte për konfliktin në të cilin ishte futur vajza. Dhe ka qenë pikërisht ajo që e ka zgjidhur këtë dramë dashurie, të cilën e kishte nisur vetë në moshë të mitur. Ajo ka marrë automatikun dhe ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend 45-vjeçarin Muça, duke përfunduar në mënyrën më tragjike të mundshme një aventurë misterioze dashurie.

Të afërmit e vajzës, tregojnë se ai e mbante atë nën presion, e kërcënonte, pasi e kishte rrëmbyer njëherë e kanoste të mos tregonte për lidhjen e tyre, pasi do ta vriste atë dhe të gjithë të afërmit e saj në shtëpi.

Me gjithë këtë histori dhunë dhe kërcënimesh, policia e Tiranës, në komunikatën e saj për mediat e quan viktimën thjesht ish-bashkëjetues të vajzës.

Sakaq një tjetër këndvështrim i historisë që ka tronditur opinionin publik prej ditësh, asaj të vrasjes së një 45-vjeçarit Fiqiri Muça nga 18-vjeçarja Nazime Visha është zbuluar dje nga një investigim i të përditshmes Panorama, ku mësohet se viktima dhe autorja e krimit kanë shkëmbyer mesazhe intime dhe foto me njëri-tjetrin para përfundimit tragjik të aventurës së tyre.

“Numri 355685265668 që kishte dërguar 250 mesazhet në telefonin e Fiqiriut i përkiste Nazimes. Duket se shkëmbimi i SMS-ve me këtë numër ka përfunduar në ditën kur ajo dhe Fiqiriu janë bashkuar për të jetuar nën një çati, aventurë e cila zgjati vetëm 10 ditë. Bëhet fjalë për periudhën në fund të majit, për të cilën Nazimja pretendon se është rrëmbyer dhe është kërcënuar me dhunë nga Fiqiriu për tu trafikuar në Kosovë, ndërsa familjarët e viktimës kundërpërgjigjen se ajo ka ikur me dëshirë. Pas kësaj, Fiqiriu është kthyer pranë familjes së tij në Manëz të Durrësit, ndërsa Nazimja te gjyshi dhe xhaxhai i saj, në Krrabë. Pas ndarjes, ata kanë ndryshuar edhe numrat përkatës, por siç duket, jo edhe celularët. Mesazhet e tyre ishin ruajtur në një folder (dosje) të veçantë, bashkë me shumë materiale të tjera intime. Por për sot po ju zbulojmë vetëm mesazhet që Nazimja i ka dërguar Fiqiriut, me kohën e saktë dhe fjalët origjinale në dialekt. Pa komente të tepërta nga ana jonë, pa paragjykime, thjesht po ju paraqesim tekstet,-shkruan gazeta.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›