Vritet në zyrë Drejtori i arsimit të Prishtinës, kapet autori
PRISHTINE-Drejtori i arsimit për Prishtinën është vrarë sot paradite në zyrën e tij, ndersa policia ka arrestuar nje person si autor te ngjarjes.
Mediat kosovare raportojnë se Remzi Salihu është vrarë sot rreth orës 10.00. Vrasja ka ndodhur në zyrën e tij të punës në ndërtesën e re të drejtorisë arsimore të Prishtinës në lagjen “Arbëria”.
Policia e Kosovës e konfirmon vrasjen dhe pohon se ka një të arrestuar për ngjarjen.
“I dyshuari nuk është dorëzuar, por është arrestuar nga policia“, tha Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Sipas tij, është shumë herët të tregohet për motivet që kanë çuar personin e dyshuar të kryejë këtë vrasje. Pohohet se autor i vrasjes është drejtori i shkollës në fshatin Radishevc të komunës së Prishtinës.
Dyshohet se vrasja është kryer me pistoletë, ndonëse ende nuk dihet se si ka arritur që personi të futet në objektin drejtorisë i armatosur.
Pavarësisht kësaj, dyshimet e para janë se vrasja është kryer për motive të cilat kanë të bëjnë me punësimin.
Kjo është vrasja e dytë e një zyrtari të lartë të komunës së Prishtinës. Para dhjetë vjetësh, ështe vrarë arkitekti Rexhep Luci, në atë kohë, drejtor i Drejtoratit të Urbanizimit në Prishtinë.
(d.b/BalkanWeb)