18 barrikada në rrugët drejt dy vendkalimeve kufitare në Veri
PRISHTINË- Në veriun e Kosovës për momentin ndodhen 18 barrikada të ngritura nga serbët në rrugët drejt dy vandkalimeve kufitare, një prej tyre në anën e Serbisë në Jarinje.
Por, sipas medias serbe, “përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale të veriut të Kosovës kanë paralajmëruar se në të gjitha përpjekjet e forcave ndërkombëtare për largimin e barrikadave do të reagohet me vendosjen e dy barrikadave të reja”.
Nga media serbe raportohet se “nata në veriun e Kosovës ka kaluar e qetë, ndërsa qytetarët kanë vazhduar të mbikqyrin barrikadat”.
Në anën tjetër, media shqiptare në Kosovës njofton se “një grup serbësh të rebeluar kanë ardhur të dielën në mbrëmje deri tek ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke provokuar shqiptarët në pjesën jugore të qytetit, përmes të shtënave me armë zjarri, mjeteve piroteknike dhe thirrjeve nacionaliste”.
(d.b/BalkanWeb)