E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet në zyrën e tij drejtori i Arsimit për Prishtinën

Prishtinë, 3 tetor 2011, NOA Mediat kosovare informojnë se sot është vrarë në Prishtinë, Remzi Salihu, Drejtori i Drejtorisë së Arsimit për Prishtinën.
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Remzi Salihu u vra rreth orës 10.00 të paradites në zyrën e tij.
Lajmin e ka konfirmuar për radion Evropa e Lirë edhe zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi.
Motivet e vrasjes ende nuk dihen.
Sipas burimeve, autori i është dorëzuar policisë, e cila ka nisur hetimet për këtë rast.
mit/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›