T’zezat e spitaleve private
Ilaçe pa banderola, barnatore pa licenca, ilaçe të vendosura në frigoriferë bashkë me ushqime, personel i pakualifikuar, substanca narkotike pa leje përdorimi si dhe dokumente të pakompletuara.
Të gjitha këto parregullsi e shumë të tjera janë gjetur në tetë institucionet më të mëdha private të shëndetësisë në vend.
Për këtë arsye, të gjitha këto spitale, inspektorët e Inspektoratit Farmaceutik për Produkte dhe Pajisje Medicinale, i kanë dënuar ato në total, me 64 mijë e 500 euro gjobë.
Jozyrtarisht mësohet se tash i mbetet palëve që të ankohen ndaj këtyre dënimeve, e më pas të thuhet fjala përfundimtare për gjetjen e evidentuara nga këta inspektorë të Inspektoratit Farmaceutik për Produkte dhe Pajisje Medicinale.
Spitalet e klinikat private të kontrolluara janë “Bahçeci” , “International Medicinal Hospital”, “Intermed Eda”, “Aloka”, “Galaxy”, spitali për gjinekologji “Lindja”, “Euromed”, dhe spitali i përgjithshëm “Lindja”.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...