E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreziku i ‘gjelbër’

Pranimi i Kosovës në kartonin e gjelbër mund t’i rrezikojë me mbyllje disa nga kompanitë e sigurimeve në Kosovë. Shkak për këtë janë shumat siguruese shumë të larta që aplikojnë shtetet anëtare, që shkojnë deri në 5 milionë euro. Express mëson se për këtë arsye po shtyhet qëllimisht aplikimi në Bruksel. Nga Agon Sinanaj më 03 tetor 2011 në ora 08:37

Nuk është krejt e rastësishme se pse po shtyhet pafundësisht aplikimi i Kosovës në Sistemin e Kartës Ndërkombëtare të Sigurimeve. Njëherë u vonua miratimi i Ligjit për sigurimet dhe formimi i Byrosë Nacionale, e tash kur këta mekanizma ekzistojnë, po vonohet aplikimi.

Expressi ka mësuar se kompanitë e sigurimeve në Kosovë po i druhen pranimit eventual në kartonin e gjelbër, pasi që shumat siguruese të shteteve anëtarë për automjete dhe persona janë shumë të larta, që shkojnë deri në 5 milionë euro.

Ndërkohë, në Kosovë, deri në miratimin e Ligjit për sigurimet, limiti i shumës siguruese ka qenë 100 mijë euro.

Vetëm pas miratimit të Ligjit për sigurimet, me ndihmën e ekspertëve u arrit që për dëme në persona, shuma siguruese nga 100 mijë, të jetë 1 milion euro. E, kamata vjetore për vonesat që kompanitë i bëjnë ndaj palëve, nga 3.5 për qind, shkoi në 12 për qind.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›