Vritet një gjeneral në Libi

Raportet nga Libia thonë se persona të armatosur kanë vrarë një gjeneral të ushtrisë në qytetin lindor të Bengazit.
Gjenerali Mohamed Hadia al-Feitouri kishte kaluar në anën e kryengritësve, që rrëzuan ish-liderin e Libisë, Muammar Gaddafin në vitin e kaluar.
Ai më vonë u bë përgjegjës për municion dhe armë i ministrisë së Mbrojtjes.
Nuk dihet identiteti e sulmuesve, e as motivet që qëndrojnë pas vrasjes.
Vrasja e tij vjen në kohën kur në qytetin lindor të Libisë ka incidente të kohë pas kohshme, për shkak se disa grupe politike frikësohen nga dominimi i kryeqytetit Tripoli si dhe dominimit të pjesës perëndimore. Javën e kaluar, zyra e shërbimit ushtarak të zbulimit në Bengazi u godit nga një bombë, por nuk pati viktima.