Vritet një guvernator afgan

Një zyrtar i qeverisë afgane dhe djali i tij u vranë sot në një sulm nga kryengritësit e armatosur.
Një zëdhënës i qeverisë në provincën qendrore të Afganistanit, Vardak, tha se Ismael Uafa, guvernatori i distriktit Çak u vra, kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj makinës së tij.
Djali i Uafas u plagos në sulm, por vdiq gjatë dërgimit në spital.
Talebanët knë marrë përgjegjësinë për incidentin, i cili vjen një ditë pasi dy ushtarë të NATO-s u vranë nga kryengritësit në lindje të Afganistanit.