E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vërshime në Korenë Veriore, 90 të vdekur

Të paktën 90 persona kanë vdekur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe vërshimet e shkaktuara nga tajfuni në Korenë Veriore ndërsa më shumë se 60 mijë persona kanë mbetur të pastrehë.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë Veriore raportoi se tajfuni Khanun ka shkaktuar humbje të mëdha njerëzore dhe materiale duke shkatërruar ose përmbysur më shumë se 17 mijë ndërtesa dhe duke fshirë rreth 30 mijë hektarë toke bujqësore.

Vërshimet që erdhën pas një thatësie të egër, pritet të përkeqësojnë mungesën kronike të ushqimit në Korenë Veriore.

SHBA tha rreth 16 milionë persona, vuajnë nga mosushqimi dhe mungesa e sigurimit të ushqimit në Korenë Veriore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›