Rusi, Shën Petersburg ndalon protestat

Bashkia e qytetit të dytë më të madh në Rusi, Shën Petersburg kërkon të shmangë demonstratat në pikat turistike duke kërkuar ndalimin e tyre.
Me qindra njerëz dolën rrugëve duke thënë se ky qëndrim i autoriteteve cënon të drejtën e tyre, në një kohë që mbetet e paqartë, se ku njerëzit do të kenë të drejtë të protestojnë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj autoriteteve.