E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koshtunica: Deklaratat e Ahtisarit mbeten vetëm kërcënim

Kreu i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojislav Kostunica, tha se Kushtetuta e Serbisë është "pengesë e padepërtueshme" për pavarësinë e Kosovës. Deklarata e Marti Ahtisaarit se Serbia nuk duhet të pranohet me BE deri sa të mos njoh Kosovën, sipas tij është vetëm një kërcënim.
 

"Ne në kohën e duhur, më 2007, jemi siguruar që Këshilli i Sigurimit të hedh poshtë Planin e Ahtisaarit, dhe me asnjë shantazh nuk mund të jetësohet projekti i Ahtisaarit që Serbia ta pranojë Kosovën”, ka thënë Kostunica për RTS.
 

Sipas tij, BE dhe anëtaret e saj po përballen me një krizë, prandaj BE-ja për qytetarët serbë nuk ka më forcë tërheqës dhe se politika “BE nuk ka alternativë” ka marrë fund në Serbi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›