Vritet një komandant i Al Qaedës në Pakistan

Një komandant i Al Qaedës edhe dhjetë anëtarë të tjerë të kësaj organizate humbën jetën në sulmin ajror të fluturakes amerikane pa pilot në Pakistanin veriperëndimor, kumtuan përfaqësuesit fisnor.
Abu Zaid dhe luftëtarët e tij humbën jetën pasi u sulmua strehimorja e tyre në Vazaristanin Verior, në afërsi të kufirit me Afganistanin. Zaid në strehimoren u vendos para disa ditëve.
Përfaqësuesit e shërbimit pakistanez për siguri kumtuan se ka humbur jetën një nga komandantët e Al Qaedës, por nuk e konfirmuan identitetin e tij.
Zaid e zëvendësoi Abu Jahija al Libi në qershor, pasi Libi humbi jetën gjatë një sulmi ajror amerikan.