Berlusconi zhyt Italinë në krizë

Kreu i shtetit italian u përfshi ditën në bisedime të ethshme për përfaqësues të forcave politike parlamentare, që pasoi vendimin e partisë së Silvio Berlusconit, PDL, për të mos mbështetur më qeverinë e Mario Montit.
Mësohet se në takime është folur edhe për hartimin e një rregulloreje të përhershme mbi masat anti-krizë të qeverisë Monti. Sipas medieve italiane, po diskutohet mundësia që disa prej këtyre masave që cilësohen si thelbësore për të nxjerrë vendin nga kriza financiare, të marrin statusin e paprekshmërisë për një periudhë të caktuar kohore për të mos rrezikuar që qeveria e ardhshme, kushdo qoftë ajo, të mos i hedhë poshtë.
Kjo kërkesë mësohet të jetë shtruar në dyert e Presidentit nga vetë kryeministri Monti, me arsyetimin për të mos çuar dëm punën dhe mundin e arritur deri më tani nga qeveria e tij. Italia është në rrugë të mbarë, tha ai, ndaj duhet të vazhdojë punën.