E Diel, 1 Nëntor 2026

Hazard i kënaqur me zgjedhjen

Plejmejkeri i Chelseat, Eden Hazard ka insistuar se nuk pendohet për transferimin e tij në Stamford Bridge.

Reprezentuesi belg iu bashkua gjigantit londinez nga Lille gjatë afatit kalimtar të verës pasi kërkohej edhe nga Manchester City e Manchester United, klube këto që gjenden mbi Chelsean në renditjen aktuale të Premierligës. Por, Hazard është i kënaqur që zgjodhi londinezët.

“E dija se ku po vij. E dija se Chelsea është klub që shpeshherë ndërron trajnerët. Më vjen keq për këtë por jam i lumtur që gjendem këtu”, deklaroi Hazard për The Independent.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›