E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazira të reja në Belfast

Trazira nisën në Belfast, ku turma që ishte duke bllokuar rrugën, sulmoi një kamion, pasi shoferi tentoi ta ngiste atë drejt bllokadës së lojalistëve.

Policia bëri të ditur se pati edhe përpjekje për të rrëmbyer kamionin. Zyrtarë të lartë kanë apeluar ndaj lojalistëve, që mund të planifikojnë protesta të tjera në qendër të Belfastit, të mos e përsërisin më këtë veprim.

“Ne duam t’i nxisim ata që morën pjesë në protesta, gjë që e kanë të drejtë legjitime, të bëjnë një hap prapa dhe të qëndrojnë larg qendrës së qytetit. Rreziku ndaj sigurisë publike të pjesëmarrësve në protesta është jashtëzakonisht i madh”, tha ndihmës-shefi i policisë, Will Kerr.

Gjatë trazirave të së premtes, u hodhën disa predha në drejtim të forcave të policisë në sheshin Shaftsbury të qytetit.

Tulla dhe predha të tjera u hodhën gjithashtu ndaj policisë në rrugën O’Neill, në Newtownabbey, në periferi të Belfastit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›