Vritet politikania para shtëpisë

Një politikane reformiste është vrarë në qytetin jugor të Kaçarit, Pakistan, aty ku prej dy ditësh po përsëriten zgjedhjet e përgjithshme, një javë mbas u mbyllën votimet.
Zahra Hussain Shahid nënkryetarja e lartë e Lëvizjen së Pakistanit, Partia e Drejtësisë së udhëhequr nga Khan Imran. Ajo është qëlluar para shtëpisë së saj nga persona të armatosur, të cilat lëviznin me mortorë. Autorët ende nuk janë identifikuar dhe as arsyjet e të shtënave nuk dihen.
Lideri i partisë ka akuzuar, ka akuzuar udhëheqësin e qeverisë së sapoformuar, Altaf Hussain, ndërsa ky i fundit ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Sot gazetat pakistaneze e kanë paraqitur vrasjen si një aksident.
Gazeta e Pakistanit “Dawn”, duke cituar policinë, tha se të shtënat ndodhën gjatë një tentative grabitjeje. Ndërsa burime për “BBC” kanë konfirmuar se politikania ishte qëlluar dy herë në kokë. Kjo ngre dyshime se vrasja ishte e mirëplanifikuar dhe nuk bëhet fjalë për grabitje.