Bosnje, një grua dënohet për krime lufte

Monika Karan Iliç është dënuar nga një gjykatë në Brçko të Bosnje e Hercegovinës me katër vjet burg.
Serbo-boshnjakja është shpallur fajtore për krime lufte të kryera kundër civilëve jo serbë gjatë luftës në Bosnje në vitet 1992-1995.
37 vjeçarja,u shpall fajtore pasi në kohën kur ishte 17 vjeçare, kishte trajtuar në mënyrë çnjërzore civilët.
Ajo është gruaja e tretë e dënuar për krime lufte në Bosnje e Hercegovinë./Indeksonline/