E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet shefi i Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj

Mësohet se kryepolici kishte ndalur një automjet duke e kontrolluar, kur është qëlluar me armë zjarri automatike, për pasojë është plagosur edhe një e moshuar kalimtare, e cila është në gjendje shume të rëndë në spitalin e Durrësit.

Zyrtarë të Policisë së Durrist kanë identifikuar autorët, por nuk kanë bërë publik emrat e tyre. Plicia ka konfirmuar se ata janë dy persona me precedent penalë, të cilët ende nuk janë kapur.

Thuhet se shefin e komisariatit e shoqëronte edhe një polic tjetër, i cili gjendet në gjendje shoku në spital, pasi gjithashtu edhe ai është qëlluar.

Në vendngjarjen që ndodhi në Katund – Sukth, ka mbërritur ka mbërritur policia dhe forcat e RENEA-s, të cilat aktualisht janë në aksion.

Mësohet se policia ka shoqeruar dy persona identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur ndërsa aksionet policore po vazhdojnë në të gjithë zonën. Policia ka rrethuar në një hark të gjerë zonën e banuar dhe kontrollon çdo person dhe mjet. Raportohet se edhe nje vilë që i perket familjes Xhaka, policia po i bën kontrolle të imtësishme.

Thuhet se në vendngjarje është gjetur një automjet i braktisur. Për shkak se operacioni është në zhvillim e sipër ende nuk ka ndonjë informacion në lidhje me këtë ngjarje shumë të rëndë.

Adem Tahiraj ishte kryekomisar dhe drejtonte Komisariatin e Policisë së Shijakut. Ai ishte 49 vjeç, i martuar dhe baba i dy femijëve./Start/

                                                                                             2012-09-13 19:44
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›